Përkundër mirënjohjeve që ka pranuar qeveria e Maqedonisë së Veriut në hulumtimin rajonal për “Transparencën e pushtetit ekzekutiv” si një ndër më transparentet në rajon, ende ka qytetarë, para së gjithash gazetarë, që ballafaqohen me bunker-institucione dhe ndërmarrje publike, që fshehin informacione, refuzojnë të përgjigjen në pyetje që kanë të bëjnë me interesin public, i trajtojnë sikur të jenë secret shtetëror edhe pse nuk bëhet fjalë për informata të klasifikuara. Këto institucione sikur harrojnë se transparenca është preventive më e mirë nga korrupsioni, veçanërisht kur bëhet fjalë për informata për të cilat opinion ka të drejtë të ketë qasje.

Pikërisht e “bunker institucion” të tillë, respektivisht ndërmarrje publike, këtyre ditëve po përballet redaksia e Agjencisë Informative Zhurnal, duke dashur të sigurojë informacione nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore me të cilën udhëheqë drejtori Ejup Rrustemi.

Edhe përkundër premtimit nga kompetentët në NP për Rrugë Shtetërore se do të na përgjigjen brenda dy ditëve në pyetjet e parashtruara nga ana jonë që kanë të bëjnë me interesin publik, megjithatë në fund, pas një javë pritje nuk i respektuan as premtimet, e as angazhimet për transparencë dhe bashkëpunim me mediumet, e as obligimet e tyre ndaj opinionit.

Shkas për kërkimin e përgjigjeve nga ana jonë ishte informata, e cila sipas të dhënave të siguruara nga agjencia Zhurnal, ka të bëjë me vendim të ndërmarrjes. Siç marim vesh, kjo ndërmarrje ka dërguar njoftim zyrtar për anulimin e një tenderi për konsalting me kompaninë Yuksel Proje A.S., edhe pse oferta e kësaj kompania ka qenë shumë më e mirë.

Për ta verifikuar informacionin, por edhe për të dëgjuar qëndrimin e NP Rrugët Shtetërore, në disa raste kemi kontaktuar me shërbimet e tyre kompetente, të cilat më 14 korrik na lutën të presim përgjigje deri të hënën (17.7.2023 година), për shkak se kolegët e tyre kompetentë për t’u përgjigjur në pyetje tona, na qenkan një pjesë në nteren, e një pjesë në pushime vjetore.

Gjithsesi, redaksia e Zhurnal u tregua korrekte dhe u pajtua të presë përgjigjet në pyetjet e parashtruara. Mirëpo këto përgjigje nuk kanë arritur as sot e kësaj dite. Meqë nuk morëm përgjigje kthyese as në terminin e premtuar, e as pas një jave të kaluar, tentuam të kontaktojmë përmes telefonit me drejtorin Ejup Rrustemi. Pasi vendosëm kontakt me drejtorin, pas disa thirrjeve dhe SMS-ve të papërgjigjura, ai në vend që të na përgjigjet në pyetjet e parashtruara vetëmm shkurtimisht deklaroi “ka organe të hetuesisë” dhe e mbylli telefonin.

Pyetja jonë, që NP Rrugët Shtetërore refuzoi të përgjigjet, është pse është shkëputur, me sqarim se gjoja kompania nuk posedon përvojë të mjaftueshme. Kjo hap dyshimet vijuese, që duam t’ia shpalosim emdhe opinionit: A ka tentim për shantazh duke kërkuar provizion në rastin konkret?

Pyetjet tjera që ia parashtruam deri te kjo Ndërmarrje publike kanë të bëjnë me informata tona lidhur me kompaninë “Jupiter”, frimë me renome nga Bullgaria fqinje, prodhues më i madh në Evropën Juglindore të gardheve mbrojtëse-bankinave, që vjen nga një vend anëtar i BE-së, e që përballet me probleme serioze në vendin tonë.

Ja cilat ishin pyetjet vijuese lidhur me këtë kompani, për të cilat poashtu nuk morëm përgjigje.

1. A keni ninformacione se pse kjo kompani përballet me probleme nga institucionet të realizojë projekte në Maqedoninë e Veriut?

2. Kemi të dhëna se firmave të ndryshme u bëhet presion që të mos blihen bankina mbrojtëse nga “Jupiter”, por të blejnë me çmime shumë më të larta nga Serbia?

3. A bëhet presion përmes Mbikqyrësve ose inxhinierëve të trafikut ndaj kompanive në Maqedoninë e Veriut, që të mos montohen bankina nga Bullgaria?

4. A është përgatitur rrgullorja e NP “Rrugët Shtetërore” qëllimisht në bazë të kërkesave të kompanisë “Uni Promet” nga qyteti Çaçak i Serbisë?

5. A jeni të njoftuar se pse “Jupiter” nga Bullgaria ka ndalesë për shitje në tregun e Maqedonisë së Veriut, edhe pse kanë ofertat më të mira? /Zhurnal