Kryetarja e qytetit të Shkupit znj.Danella Arsovska sonte ka mbajtur një press për media në lidhje me një grup të të punësuarve në NP”Higjiena Komunale” ku në mënyrë të paligjshme janë duke protestuar, në vazhdim ajo shtonë se:

Edhe përkunder të gjitha obstruksioneve dhe pengesave politike që ka Qyteti i Shkupit do të vazhdoj të realizoj programin e saj me sukses dhe se nuk do të lejojmë që për interesa të individeve të caktuar, të grupeve kriminele dhe të personave të afërm të tyre politik nuk do të lejojmë që të jenë përpara interesave të qytetarëve.

Ka mbaruar koha kur Ndërmarrjet Publike trajtoheshin sikur të ishin prona të tyre private dhe në vend që ato të ishin në shërbim të qytetarëve, përkundrazi ato shërbenin vetëm për persona të afërm të tyre.

Në fund ajo drejtoi akuza ndaj kreut të VMRO-DPMNE z.Hristijan Mickoski se ai po luan politika të ulta që dëmtojnë qytetin dhe qytetarët.