Kryeministri Edi Rama, ka shuar zërat për shkarkimin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, pak para mbledhjes së Asamblesë së PS.

Gazetari Ergys Gjençaj tha për BalkanWeb se kryeministri Rama i pyetur lidhur me këtë çështje nuk ka pranuar të japë detaje, por është përgjigjur i prerë, vetëm me ‘Jo’, sa i përket shkarkimit të ministres.

“Pak më parë kryeministri Rama i pyetur nga ne lidhur me shkarkimin e ministres tha vetëm ‘Jo’, pra nuk është shkarkuar. Pra e mohoi shkarkimin e ministres së tij”, tha ndër të tjera gazetari Gjençaj.

Gjithashtu vetë ministrja Delina Ibrahimaj e pyetur nga gazetarët theksoi se as nuk është dorëhequr dhe se as nuk është shkarkuar.

https://youtube.com/watch?v=IooF82HEPdA%3Ffeature%3Doembed