Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with Reuters at his office in Pristina, Kosovo August 10, 2022. REUTERS/Fedja Grulovic

Jashtë konsiderate dhe agjende anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës edhe sivjet.

Takimi ministerial vjetor – ku vendimet merren me dy të tretat – i Këshillit të Evropës s’do të ketë shqyrtimin e Opinionit për anëtarësimin e Kosovës.

Si sot vitin e kaluar kushti që pati rënduar mbi shtyrjen e atj Opinioni ishte draft-Statuti i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Ky kusht u germëzua në Presidencën e Francës, Kancelarinë e Gerjmanisë dhe Kryeministrinë e Italisë nga tre udhëheqësit e këtyre shteteve.

Që të tre në letra dërguar Albin Kurtit me tre vula dhe në komunikatat e lëshuara për shtyp e vendosën pashkëputshëm anëtarësimin e Kosovës me procedimin e draft-Statutit të Asociacionit për rishikim kushtetues.

Kështu ndodhi që Kosova mbeti jashtë agjendës së punimeve: jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mbeti edhe sivjet. 

Qeveria e Kosovës ishin investuar në të si një arritje në ardhje duke e proklamuar edhe si “më të madhen që nga Pavarësia” për çka dhanë edhe tokat përreth Manastirit të Deçanit.

Kjo, thonin ata, ishte kusht medoemos dhe i vetmi: por, Opinioni i Dora Bakoyanis, i hapur dhe publik për ta lexuar, thoshte ndryshe.

Katërdhjetë e kusur ministra të shteteve anëtare të KiE-së që mbanin vendimarrje finale, ftoheshin që votën “Për” ta peshonin me lëvizjet drejt Asociacionit.

Rasti ishte i artë për pranimin e Kosovës: kur Federata e Rusisë ishte përjashtuar nga Këshilli i Evropës pas pushtimit të shkallës së gjerë dhe agresionit ushtarak në Ukrainë.

Një vit më vonë…

Nga Qeveria e Kosovës dje, pas një takimi me ambasadorët e QUINT-it u përmend mosanëtarësimi i Kosovës në KiE, për çka komunkata për shtyp tha se “riteret ligjore dhe institucionale për të qenë pjesë”.

Por, kushti ishte politik – dhe buronte nga vetë Marrëveshja Bazike e cila balancohej mes Nenit 4 (anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare) dhe Nenit 7 (Asociacionit).

Nga QUINT-i, u shprehën shkurt se për integrime evropiane vendi në rend të parë “duhet të ketë qeveri të re” dhe “institucione funksionale”.

Një vit më vonë, për Ismet Kryeziun, Drjetor i KDI-së arsyeja se pse Kosova ka mbetur jashtë është e thjeshtë: “Kjo po ndodh për shkak të moskoordinimit me aleatët tanë dhe mungesës së përgjegjësisë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit”, shkroi ai.

Asnjë ide, vizion apo dëshirë për të ardhmen e vendit nuk mund të realizohet përmes populizmave dhe narrativave elektorale, nëse nuk kemi politika të mençura dhe politikanë të përgjegjshëm që ndjekin diplomacinë dhe hapat e domosdoshëm për fuqizimin e Republikës”, tha ai.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi reagoi për mbetjen jashtë agjende të KiE-së duke e quajtur për “edhe një tjetër dështim të MPJD-së dhe Qeverisë Kurti”.

“Edhe këtë herë, Kosova jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës! Sesioni i 134-të në Luksemburg po mbahet pa përfshirjen e aplikimit të Kosovës në rend dite – një tjetër dështim i MPJD-së dhe i Qeverisë Kurti”, tha ai.

“Përderisa shtetet e rajonit avancojnë në proceset euroatlantike, Kosova mbetet peng i paaftësisë institucionale dhe bllokadave të brendshme politike. LVV, me qëndrimin e saj për bllokim të zgjedhjes së institucioneve të reja, po kontribuon drejtpërdrejt në këtë dështim të radhës dhe në stagnimin e vendit. Ne kemi nevojë për një qeveri të re, me diplomaci aktive, bashkëpunim të brendshëm dhe koordinim serioz me aleatët, jo për improvizime dhe refuzim të përgjegjësive”, shkroi ajo.