Në suazë të mësimit praktik, nxënësit e shkollës tonë patën mundësinë që ta vizitojnë Operatorin e sistemit elektrotransmetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut “MEPSO”.
Nxënësve ju prezantuan funksionet kyçe, si transmetimi i energjisë elektrike dhe menaxhimi i sistemit elektroenergjetik, degë të marketingut dhe IT.
Nga nxënësit nuk munguan edhe pyetjet si vazhdimi i punës praktike apo punësimet që kjo ndërmarrje ofron.
