Drejtorët e drejtorive doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Stefan Bogoev dhe Genti Gazheli sot në vendkalimin kufitar Qafë Thanë e nënshkruan protokollin e fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalim të përbashkët kufitar midis dy vendeve.

Drejtori Bogoev theksoi se në këtë vendkalim kufitar janë kryer të gjitha punët e nevojshme infrastrukturore dhe se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet shërbimeve të drejtorive doganore dhe policisë kufitare të dy vendeve do të rezultojë në përshpejtimin e qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve, përmirësimin e rezultateve në zbulimin e aktiviteteve të paligjshme kufitare, në mënyrë që të rritet edhe siguria e qytetarëve.