Paralajmërimet për rritjen e ndikimit të “Botës Serbe” po marrin formë konkrete. Pas hyrjes së Telekomit Serb, tani penetrimi i kapitalit serb po bëhet realitet edhe në sektorin bankar. Kështu ka shkruar në Facebook, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, njëherësh kandidat i Frontit Kombëtar, Bujar Osmani, ndërsa ka komentuar shkrimet e mediave se një bankë serbe ka përfunduar procedurat për hyrje në tregun e Maqedonisë.

“Në fazën finale të miratimit nga Banka Popullore është “Alta Bank” – operator financiar që pritet të marrë kontrollin e aksioneve të Stopanska Banka AD Bitola.

Ajo që bie në sy është fakti se pronari i kësaj banke serbe është biznesmeni kontrovers Davor Macura, i lidhur ngushtë me Milan Radojçiç – organizatorin e aktit terrorist të Banjskës në Kosovë. Në heshtje, ‘Bota Serbe’ po shndërrohet në sinonim të kësaj qeverie”, shkruan Osmani.