Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka marrë pjesë në një ceremoni inaugurimi të një rruge me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Shkup.

Rruga “Ibrahim Rugova” është në komunën e Çairit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Osmani është parë e pranishme së bashku me vajzën e ish-presidentit Rugova, Teuta.

Presidentja e Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo dje u takua me krerët institucionalë e mori pjesë në aktivitete të ndryshme.