Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani përmes një postimi në Facebok ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për njohjen e diplomave të Medresesë ”Isa Beu” në Shkup.

Osmani është kritik duke vë theksin siç thotë tek mashtrimet e VLEN-it meqë sipas tij qëllimi i vërtetë i Qeverisë është të anulojë të gjitha të drejtat e fituara përmes Gjykatës Kushtetuese. Ai përmend vendimin e Kryeministrit të parë shqiptar për Medresenë ”Isa Beu” i cili u anulua dhe u kufizua që tani të luajnë teatër.

”Qëllimi i Qeverisë-së është i qartë: të anulojë të gjitha të drejtat e fituara përmes Gjykatës Kushtetuese, ta lë gjurmën e saj përmes interpretimeve që bllokojnë çdo përpjekje të ardhshme, pastaj të simulojë zgjidhje para zgjedhjeve dhe as ato mos t’i çojë në Kuvend.

E ka bërë me balancuesin. Gjykata e anuloi, dha interpretim që e bën të pamundur çdo balancues tjetër, qeveria bëri sikur solli ligj por pa substancë e që s’u miratua kurrë. E njëjta me vendimin për medresenë, që ishte miratuar nga kryeministri i parë shqiptar: u anulua, u kufizua me interpretim, dhe tani luajnë teatër që do bjerë sërish nesër në Gjykatë me kërkesë të Qeverisë.

Nuk është problemi që vleni mashtron por qe arsyeton strategjine e anulimit dhe simulimit”, shkruan Bujar Osmani.