Bujar Osmani, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski tashmë kanë mbledhur nënshkrimet dhe mund të zyrtarizojnë kandidaturat për president, ndërsa Biljana Vankovska dhe Stevço Jakimovski do t’i duhen edhe disa ditë.
Profesoresha Vankovska, e cila është kandidate e së majtës, mbrëmë deri në orën 20:00 kishte mbledhur 7876 nënshkrime, ndërsa kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski 6676.

Kandidatët e tjerë nuk mund të arrijnë një mijë. Më të afërt janë mjeku Velo Markovski me 934 dhe aktivistja civile Mersiha Smajloviq me 887.

Bujar Osmani ka 11.028, kandidati për president Maxim Dimitrievski ka fituar 10.700, kurse Arben Taravari deri në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme ka mbledhur 10.000 nënshkrime.

Dy kandidatët kryesorë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova duhet t’i marrin nominimet e tyre këtë fundjavë dhe meqenëse nuk kanë nevojë për nënshkrime sepse në garë do të hyjnë me nga 30 nënshkrime parlamentare, paralajmëruan se do të mbledhin edhe nënshkrime nga qytetarët.
Mbledhja e firmave do të zgjasë deri më 8 mars.