Blerim Osmani sekretar i degës së BDI-së në Tetovë, përmes një postimi në profiline tij në fb ka reaguar ndaj deklarimeve të VLEN-it se në kuadër të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare në Prishtinë do të diskutohet edhe marrëveshja për menaxhimin e përbashkët të kufirit të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përmes Onestop shop, shkruan Top24
Osmani i ka kujtuar Mexhitit dhe VLEN-it se kjo marrëveshje është nënshkruar pikërisht para një viti dhe se qeveria ku ju bëni pjesë nuk ka fuqi të zbatoj pasi ajo u nënshkrua më 18.Shtator. 2023
“Marrëveshja për një kufi të përbashkët të Maqedonisë së veriut me Republikën e Kosovës është nënshkruar me 18 shtator 2023.
Ligji për ratifikimin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Maqedonisë së veriut është botuar në gazetën zyrtare më 22 dhjetor 2023.”
Ndryshe edhe më herët edhe zëvendësministreja eTransportit, Kaltrina Zekolli kishte paraljmëruar nënshrkimin e një marrëveshje të re mes Kosovës dhe Prishtinës për rrugën Tetovë-Prizren, për të cilën nga qeveria e Kosovës thanë se nuk ka nevoj për një marrëveshje të re. Zekolli kishte paralajmëruar se marrëveshja do të nënshkruhej në tetor por deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje dhe reagime tjera.
