Sot nga ora 08:30 deri në 13:00 do të mbeten pa rrymë një pjesë e shfrytëzuesve që gjenden në rrugët “Zlatarska”, Kuyunxhiska” dhe objektet rreth xhamisë “Arasta” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Në periudhën prej orës 08:30 deri në ora 15:00 pa energji elektrike do të jenë disa nga shfrytëzuesit nga rruga “Bozhidar Rajkoviq” në lagjen Lisice.
Siç njofton Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike./MIA
