Shfrytëzuesit e rrugës “Gllumovë 1/pn në komunën Saraj, si dhe disa pjesë të Gllumovës, Shishovës dhe Matkës sot nga ora 09:30 nuk do të kenë ujë. Siç njoftojnë nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim”-Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të një defekti rrugor në rrugën “Gllumovë” dhe do të zgjasë deri në përfundimin e tij.

Në orën 09:30 pa ujë do të mbetet edhe rruga “Sasa4/40” për shkak të një defekti rrugor, ndërsa ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve 1513 dhe 1515. Ndërprerja do të zgjasë deri në përfundimin e defektit./derveni.mk