Ka ndërruar jetë piloti që udhëtonte me aeroplanin që u rrëzua në afërsi të Batajnicës në Beograd, ka konfirmuar policia serbe.

Sipas informacioneve të disponueshme për momentin, avioni u ngrit nga aeroporti i afërt “13 Mai” dhe menjëherë pas kësaj ra në një fushë. “U ngrit dhe pas 4-5 minutash pati një problem. Piloti nuk ka mundur ta kontrollojë avionin dhe është përplasur në fushat e misrit aty pranë dhe ka marrë flakë”, thekson burimi i “Blitz”.

Në një moment, ai raportoi se komandat e tij nuk po funksiononin, raportuan mediat e vendit. Janë publikuar fotot dhe videot e para nga vendi i aksidentit.