Pançe Toshkovski do të jetë ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Teknike, sipas propozimit të VMRO-DPMNE-së, ka bërë të ditur në intervistën e sotme në Top Tema në TV Thelma, Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Sipas propozimit të opozitës në qeverinë teknike, ministër i dytë do të jetë Gjoko Velkovski në departamentin për punë dhe politikë sociale.
Stefan Andonovski do të jetë propozim i partisë opozitare për Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës, kurse Cvetan Tripunovski për Ministrinë e Bujqësisë.
Toshkovski me profesion është avokat, vjen nga Velesi dhe në të kaluarën ka përfaqësuar edhe ESM (Elektrani) në periudhën kur Mickoski ishte drejtor i kompanisë. Velkovski, ndërkaq, ka kaluar një periudhë të shkurtër në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Qytetin e Shkupit, para se të shkarkohej nga kryetarja Danela Arsovska.
