Dafina Zeqiri ka disa javë prej kur është komentuar për ndarjen nga Dj Geek.
Mbrëmjen e kaluar është publikuar një video ku shihet Dafina krah të dashurit të ri, shkruan lajmi.net.
Prive.al mëson se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë jo fort e njohur në rrafshin e showbizit.
Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në vend.
Një prej tyre merret me tregti të frutave dhe perimeve me shumicë, kurse një tjetër sipërmarrje është e profilizuar në fushën e teknologjisë informative.
Gjithashtu në media raportohej se ndarja e Dafinës me Geek-un erdhi pas kërkesën së këngëtares për tu bërë nënë, teksa Dj nuk është treguar i gatshëm./Lajmi.net/
