Partia Demokratike Evropiane ka vazhduar aktivitetet e saj per ndertimin e strukturave partiake. Nga kjo parti bejne te ditur se sonte kane qendruar ne Komunen e Shuto Orizares, ku kane organizuar kuvend themelues komunal.

“Në kuadër të shtrirjes së strukturave partiake, sonte u mbajt Kuvendi themelues për Këshillin Komunal të PDE në Shuto Orizare.

Me mbështetje unanime, për kordinator i PDE në Shuto Orizare u zgjodh ekonomisti i diplomuar Kadri Sejdi.

Ne vazhdojmë fuqishëm në ndërtimin e gjeneratës së re të politikës në vend” ka shkruar kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha ne faqen e tij ne facebook.