Tashmë duke hyrë në fazën e definimit të kandidaturave partiake për president të vendit për zgjedhjet që pritet të mbahen vetëm pas disa javëve, Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se krahas Arben Taravarit që do të jetë kandidat për president nga opozita e bashkuar shqiptare, kësaj gare do i futet ose më saktë do e vazhdojë edhe presdienti aktual Stevo Pendarovski si kandidat i LSDM, pasiqë partia e Kovaçevskit i ka dhënë përkrahje në mbledhjen e kësaj pasdite.
Ndërkohë që kreu i BDI Ali Ahmeti pritet të bëj publike kandidaturën e partisë së tij për president, mësohet tashmë se kandidat i integristëve do të jetë ministri aktual i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani derisa VMRO e Hristijan Mickoskit do të garojë dhe këtë herë me deputeten aktuale Gordana Siljanovska, ndërsa E Majta pritet që të garojë me profesoreshën Vankovska.
