Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në paraqitjen para mediave ka njoftuar se aktivitet për largim nga puna kanë nisur që nga muaji i kaluar, dhe se vendimet janë lëshuar bashkë me kallëzimet penale që kanë dalë nga revizioni i brendshëm për parregullsi në punë, transmeton TV21.
Arsovska shtoi se pasi individë të caktuar të punësuar në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” kanë mësuar për aktivitetet, kanë filluar me sulme ndaj drejtoreshës së kësaj ndërmarrjeje, Kuzana Mazneva.
“Ajo ka vepruar gjatë muajit të kaluar dhe para datës 25 qershor, kur ka reaguar në mënyrën e duhur dhe kur i ka nisur procedurat. Pas kësaj strukturat mafioze filluan të kërkojnë llogari nga ajo. Faktet i keni, argumentet i keni, vendimet për largim nga puna i keni që nga muaji i kaluar bashkë me kallëzimet penale. Unë nuk do të lejoj askush të manipulojë këtu, aq më pak kundër një gruaje e cila iu kap punës kurse këto struktura mafioze tentuan ta njollosin dhe ta kërcënojnë. Duhet a përshëndesni faktin se dikush po përballet me strukturat mafioze. Nëse mendoni se për një dit do të grumbullohen të gjitha dokumentet dhe ata do të detektohen, gënjeheni, sepse nuk ka pasur asnjë burrë që 30 vitet e kaluara është përballur me ata. Aktivitetet kanë filluar muajin e kaluar dhe kur ata kanë parë se këtu nuk ka kthim mbrapa, atëherë kanë filluar me sulme”, tha Arsovska.
“Për këtë, ju duhet ta përshëndesni këtë grua sepse po lufton me këto struktura mafioze. S’ka më mafiozë të shantazhojnë dhe kërcënojnë”, tha më tej Arsovska./TV21