Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me 88 vota “për” dhe 22 “kundër” miratoi Ligjin për riorganizimin e ministrive në Qeverinë e re. Pasi për këtë ligj nuk mjaftonte shumica e thjeshtë, por duheshin 2/3 e votave, kjo u arrit me mbështetjen e deputetëve të Frontit Europian. Kjo mbështetje e ligjit nga deputetëve të Frontit Europian ua rrit si rezultat i gatishmërisë së shumicës parlamentare për formimin e Komisionit ad hoc në Kuvend, i cili do të mbikëqyr përfaqësimin dhe të drejtat e shqiptarëve dhe etnive tjera në Maqedoninë e Veriut. Me këtë kërkesë, deputetët e Frontit Evropian dëshmuan se sistemi dhe institucionet mund të funksionojnë vetëm në bazë të legjitimitetit, të fituar nga vota e lirë e qytetarëve në zgjedhjet e 8 majit. Për formimin e këtij komisioni kaq të rendësishëm, meritorët e vetëm janë ata të cilët dijnë të tejkalojnë politikën ditore dhe ti mbrojnë e përfaqësojnë shqiptarët si përfaqësues legjitim janë deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Thënë, shkurt deputetët e Frontit Evropian janë përfaqësuesit legjitimë dhe mbrojtësit e garantuesit e shqiptarëve dhe të vetë shtetit në Maqedoninë e Veriut.
