Për herë të parë në Maqedoni, celulari dërgoi mesazh për shpëtim pasi vozitësi ka bërë aksident trafiku dhe ka dalë nga rruga. Në numrin i vetëm europian që është falas, 112, herët në mëngjes ka arritur mesazh automatik në gjuhën angleze me alarm për shpëtim. Mesazhi ka përmbajtur edhe GPS koordinime kështu që menjëherë është detektuar lokacioni ndërsa pastaj, pas një denoncimi tjetër në MPB, aksidenti u konfirmua, ndërsa pas intervenimit të shërbimeve, vozitësi shpëtoi.

“Telefoni i tillë, një nga modelet më të reja të iPhone 14, detektoi automatikisht aksident dhe dërgoi  mesazh në qendrën tonë në numrin 112. Operatori dëgjoi mesazhin, i cili ishte në anglisht, dhe gjithashtu mori koordinatat ku kishte indikacione se kishte ndodhur një aksident. . Menjëherë pas kësaj ata kontaktuan Ministrinë e Punëve të Brendshme, kështu që një patrullë policie u nis menjëherë për në vendin  për të cilin kishim indicie. Patrulla ka ardhur në vend për kohë të shkurtër sipas koordinatave të dhëna nga 112 dhe aty ka gjetur automjetin që ka dalë nga rruga dhe njeriun që ka mbetur i plagosur rëndë”, tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.

112 është numri i vetëm europian falas ku mund të paraqiteni në polici, në njësitë kundërzjarrfikëse, Ndihmën e parë ose Qendrën për menazhim me kriza. I njëjti është në funksion tashmë një vit. Pajisja për funksionimin e tij u sigurua me donacion nga BE në vlerë prej 1,5 milionë eurove. Për momentin ka 8 qendra në Shkup, Manastir, Shtip, Veles, Ohër, Strumicë ndërsa së shpejti edhe në Kumanovë.

“Telefonat modernë kanë softuer të integruar që ndihmon në zbulimin e aksidenteve edhe kur qytetarët nuk i raportojnë ato. IPhone 14 ka një detektor për aksidente, i cili i zbulon dhe menjëherë telefononi automatikisht i dërgon mesazh numrit 112. Një tjetër pikë që qytetarët nuk e njohin mjaftueshëm është mundësia me çdo telefon inteligjent, qoftë Android apo iPhone, duke shtypur me shpejtësi butonin e fikjes së telefonit, për të marrë numrin 112”, theksoi Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.

Përndryshe, bëhet fjalë për teknologji që tani po zbatohet në të gjitha veturat e reja. eCall dërgon automatikisht sinjale në 112 në rast të një aksidenti të rëndë trafiku duke e detektuar vendndodhjen e automjetit të urgjencës. 112 u bë numri i vetëm evropian i urgjencës në 1991.

Projekti i Numrit Europian të Emergjencave filloi të zbatohej në vitin 2006, menjëherë pas themelimit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave si organ i veçantë qeveritar. Në vitin 2007, me tender publik ndërkombëtar për zbatimin e numrit 112, u përgatit një studim fizibiliti dhe qeveria krijoi një bord mbikëqyrës për monitorimin e zbatimit. Që atëherë e deri në vitin 2016, pavarësisht përpjekjeve të QMK-së për realizimin e këtij projekti, zbatimi i tij nuk filloi. Disa vite më parë, Qeveria e rihapi këtë çështje dhe filloi punën për zbatim.