Janë dënuar 359 drejtues të automjeteve në kuadër të kontrollit të prëforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, kumtuan sot nga MBP.

Prej tyre, 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, ndërsa një automjet ka lëvizur me madje mbi 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar. Më pas, 202 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 157 jashtë vendit të banuar.

Kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim, paralajmëruan nga MPB dhe u bëjnë thirrje të gjithë pejsëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat e komunikacionit./koha.mk