Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale është shpërndarë ideja e cila ka për qëllim kantonizimin e Maqedonisë së veriut me modelin e Bellgjikës apo Irlandës së Veriut.
Burime të sigurta të TV21 tregojnë se BDI ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë dhe autorët e Marveshtjes së Ohrit që të analizojnë dy modele të ndarjes sipas modelit të Bellgjikës apo Irlandës së Veriut.
Nga ana tjetër koalicioni VMRO-VLEN po merren me emërime të drejtorive, ku shihet qartë se po ndodh ajo të cilën Mickoski deklaroj në fillim të qeverisjes se Maqedonasve po ju kthehen 3/4 e pozicioneve kyçe në vend. Para dy ditësh u propozua edhe emërimi i Johan Tarçullovskit i dënuari i Hagës për krime lufte në RMV në krye të Llotarisë së Maqedonisë gjë e cila len të dyshojmë se po shtohet edhe më shumë ndikimi i nëntokës Sërbe në vend.
