Drejtori i NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi gjatë ditës së sotme ka njoftuar se në bazë të Programi vjetor për investime të kësaj ndërmarrje gjatë këtij viti janë duke u realizuar dhe do të realizohen disa projekte në infrastrukturën rrugore në rajonin e Pollogut. Drejtori Rustemi ka shkruar në rrjetet sociale se në Tetovë e rrethinë do të realizohen disa projekte si rikonstruimi i disa rrugëve regjionale, qarkorja e Tetovës, rehabilitimi i autostradës nga hyrja e Tetovës deri në hyrje të Komunës së Bërvenicës dhe anasjelltas.
E, përderisa drejtori Ejup Rustemi po qëndronte në Pollog, në anën tjetër qytetarët, turistët por edhe mërgimtarët kritikojnë me të madhe atë për shkak të pritjeve të gjata që po bëhen në tunelin e rrugës Shkup – Bllacë, projekt të cilin Rustemi po e përmend gjithë kohës e nuk ndërmerr asgjë për të realizuar atë.
Megjithatë, Rustemi duket se e ka zënë gjumi verorë pasiqë nuk ka marrë parasyshë asnjë nga kritikat e adresuara tek ai, që të gjejë zgjidhje dhe të lehtësojë komunikacionin për qytetarët.
Bashkëpunimi i Rustemit me MPB duket se po e vështirëson edhe më shumë lëvizjen në këtë drejtim pasiqë ai nuk ka kërkuar asnjëherë nga MPB që të dalin bashkë në vendngjarje dhe të shikojnë e kërkojnë zgjidhjen e duhur për lehtësimin tek ky tunel duke larguar edhe semaforin i cili po vështirëson edhe më shumë situatën në teren.
Me plotë të drejtë, ky korridor që lidh Shkupin dhe Prishtinën ka filluar të quhet rruga e vdekjes.
Jemi të gjithë dëshmitarë për tragjedinë e familjes Pacolli që ndodhi disa ditë më parë. Familja fillimisht përjetoi 24 orë tmerri duke pritur informacion për tre familjarët e zhdukur në ujërat e lumit Lepenec, që në fund të vijë edhe lajmi tragjik për vdekjen e tyre.
Ishte çështje kohe se kur do të ndodhte një aksident i atyre përmeasave. Ka mundur të ndodhë edhe shumë më herët, por duke falënderuar disiplinës së shumicës së shoferëve që qarkullojnë këtë destinacion (ka edhe përjashtime që meritojnë çdo kritikë), aksidente ka më pak se që mund të ndodhnin në një aks rrugor të lënë pas dore, siç është aksi Shkup-Bllacë, shkruan Zhurnal.
Kjo rrugë është “shtruar” e “ndërtuar” me shumë premtime boshe, por përpos premtimve 20 vjeçare nuk i plotëson as kushtet elementare.
Në mars të vitit 2021, drejtori i Ndërmarrjes Rrugët e Shtetit, Ejup Rustemi premtoi se në këtë mandat kjo rrugë do të jetë e kompletuar. “Deri në fund të mandatit kjo rrugë do të përfundojë” është shprehur Ejup Rustemi.
Që atëherë, sërish erdhën e shkuan marsi e prilli, por realizimi i premtimeve nuk vërehet askund. Po të ishte asfaltuar rruga me premtime, deri itani asfalti do të kishte arritur deri në Mitrovicë, e jo në Bllacë. Por ja që premtimet boshe I mer era, kurse rrugët e pandërtuara marrin viktima të pafajshme, shkruan Zhurnal.