Ka përfunduar ndërtimi i rrugës “Eseninova”, e cila paraqet lidhje të re komunikacioni mes komunave Aerodrom dhe Kisella Vodë. Rruga e re lidh bulevardet “Boris Trajkovski” dhe “Brigada e Tretë Maqedonase” dhe me të do të zvogëlohet bllokimi i trafikut i krijuar në kryqëzimin afër “Kombinatit të Duhanit”. Gjithashtu, u ndërtua një rrjet i ri i ujësjellësit dhe kanalizimeve, u vendos ndriçimi rrugor dhe u ndërtuan sisteme të reja të linjës së puseve nëntokësore që janë në funksion me një rezervuar, stacion pompimi dhe lidhje me rrjetin hidrant.
Paralelisht me punimet e ndërtimit u ndërtuan rrethoja mbrojtëse dhe në kryqëzim u vendos sinjalizimi i ri ndriçues dhe shenjimi përkatës i sinjalizimit horizontal të rrugëve.
