Thomas Tuchel vijon të përjetojë makthe në Kupën e Gjermanisë. Një vit më parë doli në fazën çerekfinale, sapo ishte emëruar në krye të Bayern, ndërsa këtë herë pëson një eliminim të turpshëm që në turin e dytë nga një ekipi amator si Saarbrucken, skuadër që militon në kategorinë e tretë. Është e vështirë për t’u besuar, aq më tepër që Tuchel nuk kishte bërë një rotacion të plotë, por kjo është një historie e bukur që sjell futbolli, një përrallë gjermane.

222840740 D9d50590 8734 4c5d Ac5e 0a7b3020ac14

Eliminimi bëhet edhe më i hidhur teksa ishin të parët që kaluan në avantazh me Myler që në minutën e 16-të, me sulmuesi që gjeti goli me një goditje të saktë nga distanca. Festa u zbeh shpejt teksa De Ligt doli nga fusha i dëmtuar.

215920362 Efce4a76 1fe6 41cf 81a0 C56b991b900e

Në fundin e pjesës së parë, Saarbrucken me një zbritje të shpejtë kapi të pa përgatitur mbrojtjen e Bayern duke barazuar shifrat në 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë, Tuchel hodhi në fushë Musiala, Gnabry dhe Coman, me shpresën se do të mbyllte llogaritë, provuan në çdo formë të gjenin golin e fitores, por pa sukses. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, në minutën e 95-të, Saarbrucken i befasoi duke i kapur “shah mat”, një gol shumë i rëndë që nxjerr gjigandët gjerman nga Kupa e Gjermanisë.

Ky gol ka një shije të veçantë pasi asistin e dhuroi talenti i shpresave kuqezi, Tim Civeja. E ka të vështirë të gjejë fjalët e duhura pas një eliminimi të tillë trajneri Tuchel:

Tuchel

“Është një ndjesi e çuditshme, e hidhur pa diskutim. Mund të ketë 100 shpjegime për këtë disfatë, ose vetëm një, por jemi krejtësisht të zhgënjyer. Urime kundërshtarëve”, u shpreh Tuchel pas ndeshjes.

Një biletë për më tej siguruan “bigët” e tjerë të Bundesligës. Dortmund mposhti Hoffenheim me rezultatin minimal 1-0, vendosi goli i Reus. Vijon ecurinë perfekte Bayer Leverkusen, me ekipin e Xabi Alonsos që mposhti Sandhausen me rezultatin 5-2.