Jovan Despotovski i cili është anëtar i LSDM-së dhe drejtor në Drejtorinë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (TIRZ), kërkoi dorëheqje nga kryesia e LSDM-së menjëherë dhe të mos jetë e kushtëzuar. Ndërkaq, kujtojmë se Taravari, pati thënë se nëse një votë më pak do të ketë koalicioni i tij, ai do të jep dorëheqje dhe patën pranuar sfidën e Bekteshit që ai që humb zgjedhjet, largohet nga politika
Zenel MIFTARI
Pas rezultateve katastrofike të zgjedhjeve parlamentare, në të cilat LSDM humbi me një dallim me mbi 280 mijë vota nga VMRO-DPMNE dhe zgjedhjeve presidenciale në të cilat Gordana Siljanovska-Davkova ia doli ta mposht presidentin aktual Stevo Pendarovski me rreth 310 mijë vota, presioni për dorëheqje dhe llogaridhënie po rritet brenda LSDM-së. Anëtarët e partisë bënë thirrje për dorëheqje të menjëhershme – jo me efekt të vonuar dhe me kusht. Fatmir Bytyqi, Pero Kostadinov dhe Jovanka Trençevska tashmë kanë paralajmëruar dorëheqje nga pozitat partiake.
