Tre të mitur mbrëmë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë mbetën të plagosur nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës njoftoi se tashmë tre të plagosurit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas forcave të rendit, rasti ka nis të hetohet.

“Tre viktima meshkuj  kosovarë -të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, në  lidhje me rastin  janë intervistuar pesë dëshmitar, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore” – thuhet në njoftim.