Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi për Telegrafin rastin, duke thënë se Behluli është goditur derisa ishte duke kaluar rrugën.“Sot më datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, ndërkaq, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Bytyqi bërë të ditur se policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt.

Ndryshe, vajza e tij, Gresa Behluli më herët ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është stabile.