Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në fshatin Gorazhdec të Pejës dhe në Osojan të Istogut.

Policia e Kosovës nga ky operacion ka konfiskuar dokumente, kompjuterë dhe celularë.

Ndërkaq, zëdhënësi e Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikqin tha se aksioni ka të bëjë me dyshimin se po kryhen veprimtari ilegale që janë në kundërshtim me ligjin.

“Aktualisht Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar aksion në disa lokacione me kompetencën e Prokurorisë së Pejës dhe aktualisht bashkë me Policinë e Kosovës aksioni është duke u zhvilluar. Pas përfundimit të aksionit, do të ju njoftojmë për gjetjet. Kjo po bëhet lidhur me dyshimin se ka veprimtari ilegale që janë në kundërshtim me ligjin”, është shprehur Nikqi për Klanin.

/GazetaSinjali/