Policia së bashku me Inspektoratin Shtetërorë të Tregut kanë kryer kontroll te parkingu mbrapa Poliklinikës së Bit Pazarit në Shkup, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “uzurpimit të pasurive të paluajtshme”, përcjell TV21. Në vend janë gjetur dy persona, të cilët kanë marrë pagesa në mënyrë të paligjshme për shërbimet e parkimit. Pas dokumentimit të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse PTHP të Shkupit.
