Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në Kajro për një vizitë zyrtare historike, në kuadër të një përpjekje të vazhdueshme për zhvillimin e lidhjeve dypalëshe, raporton Anadolu.

Erdoğan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros nga homologu i tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi dhe ambasadori turk në Kajro, Salih Mutlu Şen.

Presidenti Erdoğan gjatë vizitës po shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, ministri i Mbrojtjes, Yaşar Güler, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır.

Delegacioni turk erdhi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Erdoğan mori pjesë në një samit.

Erdoğan u prit zyrtarisht nga al-Sisi në Pallatin Al-Ittihadiya dhe më vonë do të flasin në një konferencë të përbashkët për media pas takimeve dypalëshe dhe në nivel delegacioni.

Presidenti turk do të marrë pjesë edhe në një darkë zyrtare të organizuar nga presidenti egjiptian.

Kjo është vizita e parë e presidentit turk në Egjipt që nga viti 2012.