Kina ka prezantuar anijen e parë të madhe të lundrimit 5G në botë. Sipas të përditshmes kineze “People’s Daily”, anija e lundrimit “Adora Magic City”, e njohur gjithashtu si “Mo Du” ka 2.125 dhoma, është 24-katëshe dhe mund të strehojë rreth 5.246 pasagjerë me kapacitet të plotë. Punimet rreth anijes filluan në vitin 2019. Sipas të përditshmes kineze “Global Times”, Anija e madhe e lundrimit është produkti i vetëm elektronik më kompleks në botë i përbërë nga mbi 25 milionë pjesë individuale, pesë herë më shumë se numri i pjesëve individuale të përdorura në avionin e parë vendas të Kinës, C919 dhe 13 herë më shumë se ai i trenit të shpejtë ‘Fuxing’. Anija do t’u nënshtrohet dy testeve detare në korrik dhe gusht përpara se të fillojë përdorimi zyrtar në operacionet komerciale vitin e ardhshëm.