Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi është hospitalizuar në Klinikën për Kirurgji Digjestive për shkak të problemeve me zorrë, thotë drejtori i Klinikës, profesor Dr. Ognen Kostovski, përcjell TV21. Mjeku thotë se sipas asaj që është evident deri tani, gjendja e Gashit ka gjasa të zgjidhet pa ndërhyrje kirurgjikale.
“Është pranuar në klinikën tonë dhe po trajtohet në mënyrë konservative. Po e ndjekim gjendjen dhe deri tani nuk kemi marrë vendim për operacion. Bëhet fjalë për ngatërrim të zorrëve, por duket si diçka që mund të zgjidhet me trajtim konservativ,” deklaroi për “Sloboden Peçat” profesor Dr. Kostovski.
null
Gashi është pranuar në Klinikën për Kirurgji Digjestive mbrëmë, pasi ka ndjerë dhimbje në stomak. Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Gashi deri në mbrëmje qëndroi në Tetovë, ku u shoqëruar vazhdimisht nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami. Ata fillimisht patën konferencë të përbashkët për shtyp, pastaj takim me mërgimtarët, ndërsa në mbrëmje morën pjesë në Natën e Ansambleve në Tetovë.
