Prokuroria Themelore Publike Shkup në një komunikatë të shkurtër ka informuar se po vepron sipas njoftimit të paraqitur nga SPB-Shkup dhe ka lëshuar disa urdhra sipas të cilave tashmë po ndërmerren veprime për ndërtimet ilegale në Komunën e Çairit.

Në ndërkohë, kryetarja e Qytetit të Shkupit ka vazhduar me akuzat dhe video-filmimet lidhur me, siç thotë ajo, ndërtimet ilegale dhe falsifikimin e dokumenteve që, Qyteti i Shkupit ka dhënë mendim negativ, ndërkohë që kreu i Çairit i ka dërguar në Kadastër si “mendime pozitive”.

“Prokuroria Themelore Publike në Shkup po vepron sipas njoftimit të paraqitur nga SPB-Shkup dhe ka lëshuar disa urdhra sipas të cilave tashmë po ndërmerren veprime për ndërtimet ilegale në Komunën e Çairit”, informojnë nga Prokuroria në lidhje me atë nëse prokurori publik deri më tani ka siguruar prova nga Komuna e Çairit në lidhje me pretendimet e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

/koha.mk