Propozim-ligji për falje, me të cilin falja mund të ketë vetëm nëse është miratuar aktgjykimi gjyqësor fuqiplotë, sot do të jetë në seancë të Kuvendit, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Me Ligjin e ri për falje, që është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, presidenti i Shtetit mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale të personave të caktuar.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se gjatë hartimit të ligjit, janë shqyrtuar disa përvoja krahasuese, siç janë zgjidhjet që përmbajnë sistemet juridike në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga ato shtete me të cilat kemi sisteme juridike të ngjashme.