Arben Bekteshi, një invalid i luftës dhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka bërë një reagim publik emocional dhe të drejtpërdrejtë ndaj dy figurave politike nga VLEN, Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu.
“Pse më tradhëtuat po ju pyes o burra. T’ligsht paske i qenë, hallall ju qoftë!”, është shprehur Bekteshi në një deklaratë publike që tashmë po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.
Mesazhi i Bekteshit është një kujtesë se përgjegjësia morale ndaj luftëtarëve dhe sakrificës së tyre nuk duhet harruar apo anashkaluar në emër të interesave të momentit politik. Flaka Media
