Te skuadra e PSZH-së nuk janë aspak të shqetësuar në rast se sulmuesi Kilian Mbappe vendos të largohet për të Real Madrid. 24-vjeçari ka deklaruar se nuk do ta rinovojë kontratën me kampionë e Francës, ndërkohë që prej kohësh përflitet për një transferim të tij te Real Madridi.
– Advertisements –
Në rast se kjo gjë ndodh këtë verë, atëherë zëvendësuesi i Mbape-s te skuadra e PSZH-së do të jetë sulmuesi nigerian Viktor Osimhen. Sipas “Corriere Della Sera”, kampionët e Francës do të shpenzojnë një pjesë të parave të arkëtuara nga shitja e Mbape-s për të marrë Osimhen.
Për sulmuesin e Napolit, që këtë sezon shkëlqeu në Serie A, presidenti De Laurentiis kërkon 150 milionë euro. PSZH është gati ta paguajë këtë shumë për të siguruar shërbimet e Osimhen, duke prenotuar nigerianin. Gjithsesi, ky transferim do të kryhet vetëm në rast se shitet Mbape./alsat.mk