mde

Qeveria nesër pritet të diskutojë për zhvillimet në M-NAV. Kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski, përmes DW dërgoi mesazh duke thënë: ose do të shkarkohen drejtorët, ose kontrolli i trafikut ajror do të mbyllë hapësirën ajrore mbi Shkup, shkruan TV21.

“Shpresojmë që e gjithë kjo që ka ndodhur të rezultojë me shkarkimin e drejtorëve në M-NAV. Përndryshe, dëshmojnë  se për ta nuk ka asgjë të rëndësishme në Qeveri, përveç karriges”, tha Tasevski.

Nëse drejtorët nuk shkarkohen, sindikata thotë se nuk ka zgjidhje tjetër përveç mbylljes së qiellit mbi Shkupin nga e mërkura (10 janar), kryesisht për sigurinë e pasagjerëve. Greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Pakënaqësitë vazhdojnë prej kohësh dhe sindikata disa herë ka paralajmëruar se po punësohen kuadro partiake dhe jo profesionale, për këtë arsye është kërkuar një reformë serioze në shërbim dhe përmirësim të kushteve të punës./tv21.tv