Qyteti i Shkupit ka filluar punët ndërtimore për rindërtimin e rrugës “808” në komunën e Gazi Babës, e cila është nën autoritetin e qytetit, me çka realizohet edhe një premtim për realizimin e një projekti nga programi Për Shkupin Modern. Rikonstruksioni i kësaj rruge, e cila është në gjendje katastrofike, ka qenë një kërkesë prej dekadash e qytetarëve që lëvizin në këtë pjesë të qytetit.
Rruga “808” është një nga rrugët më të frekuentuara që ndodhet në një zonë industriale, ku lëvizin një numër i madh kamionësh. Muajin e kaluar në këtë lokacion është kryer rikonstruksioni i plotë i rrjetit të ujësjellësit dhe atij atmosferik. Krahas punimeve në rrugë në një sipërfaqe prej 9200 metrash dhe një gjatësi prej 1000 metrash, në të dy anët e rrugës po ndërtohen shtigje për këmbësorë dhe biçikleta.
Rikonstruksioni kryhet në një shtrirje nga kryqëzimi me rrugën 16 Makedonska Brigada (në bazën qendrore të Brigadës së Zjarrfikëses) deri në kryqëzimin me Bulevardin Kiro Gligorov. Punët ndërtimore në rrugën “808” i kryen Ndërmarrja Publike “Rrugë dhe rrugica Shkup”.
