Bëhet fjalë për një projekt që rikonstrukton plotësisht rrugën me sipërfaqe totale 9750 m2 dhe gjatësi 1100 metra, me bordurë dhe trotuare, si dhe është kryer edhe nivelimi i pusetave dhe ulluqeve. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e plotë të bulevardit ASNOM nga kryqëzimi me bulevardin Serbia deri te rruga hyrëse e Shtëpisë së Futbollit, i cili mundëson rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik. Rindërtimi i kësaj rruge të rëndësishme është përmbushje e një kërkese tjetër të qytetarëve dhe realizim i projektit të premtuar në programin “Për Shkupin Modern”.
Me këtë projekt është bërë rregullimi i plotë i sipërfaqeve të gjelbra përgjatë bulevardit me një sipërfaqe totale prej 27 mijë metrash katrorë. Në sipërfaqen e re të gjelbëruar, janë vendosur peizazhe të përshtatshme, fidane, belveder dhe një rrjet i ri hidrant për ujitjen e lëndinave. Peizazhi i këtij lokacioni përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve, mjedisin dhe shton sipërfaqet e parkut në qytet.
Me respekt,
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun
Qyteti i Shkupit
