Gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama u ndal në disa pika kyçe, duke kulmuar me shpalljen e emrave të rinj të kabinetit të tij
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shpallur zyrtarisht Qeverinë e re të mandatit të tij të katërt qeverisës, duke bërë me dije emrat e shumëpritur të kabinetit të tij “për Shqipërinë 2030”. Gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama u ndal në disa pika kyçe, duke kulmuar me shpalljen e emrave të rinj të kabinetit të tij. Kabineti i propozuar vijon si më poshtë:
Kryeministër: Edi Rama
Zv/Kryeministër: Belinda Balluku
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë: Belinda Balluku.
Në Punët e Brendshme, për herë të parë vendoset në krye një grua. Merr drejtimin Albana Koçiu.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nën drejtimin e Elisa Spiropali.
Petrit Malaj vijon të mbajë drejtimin e Ministrisë së Financave.
Blendi Gonxhe konfirmohet në detyrë, por me portofol ndryshe. Ai do të drejtojë Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Ministria e Mjedisit nën drejtimin e Sofjan Jaupajt.
Ministre e Arsimit emërohet Mirela Kumbaro.
Ministria e Shëndetësisë kalon nën drejtimin e profesorësh së njohur të Radiologjisë, Evis Sala.
Delina Ibrahimi bëhet ministre e re e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Risia është një ministri shteti e krijuar nga Inteligjenca Artificiale dhe Diella, imazhi zyrtar i ndihmëses virtuale në portalin e-Albania. Një strukturë e posaçme do të jetë për proceset e qeverisjes.
Besfort Lamallari do të jetë ministër i ri i Drejtësisë.
Mbrojtja do të mbetet nën drejtimin e Pirro Vengut.
Një ministri e re do të krijohet për Punët e Fshatit. Drejtimin e saj do ta marrë Andis Salla, ish-kreu tashmë i Bashkisë Cërrik.
Ervin Demo merr drejtimin e Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor.
Ministër shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin emërohet Toni Gogu.
Adea Pirdeni rikonfirmohet si ministre e Antikorrupsionit.
Majlinda Dhuka mbetet kryenegociatore e negociatave me Bashkimin Evropian, ku zëvendëse e saj emërohet Adea Pirdeni.
