Në përfundim të tryezës së përbashkët mes vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian që u mbajt paraditen e kësaj të hëne në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët e medieve shqiptare, ku foli për projektet e përbashkëta rajonale.

Rama theksoi se shumë shpejt do të mbahet në Tiranë një samit për Ukrainën, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti Zelensky.

“Po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të jetë i pranishëm Zelensky dhe në këtë hark kohor do të kemi një takim tjetër me liderët e rajonit. Për të vazhduar të punojmë me ritmin e përshpejtuar. Të mbyllim këtë paketë për të bërë ne punën tonë. Samit në mbështetje të Ukrainës”, tha Rama.