Nënshkrimi zyrtar i Marrëveshjes për hapje të Shtëpisë së Evropës në Strugë

Sot, në Parkun e Poezisë në Strugë, në ceremoni zyrtare u nënshkrua Marrëveshja për hapje të Shtëpisë së Evropës (Europe House) në Strugë.

Këtë marrëveshje e nënshkruan kryetari i komunës, Ramis Merko, bashkë me E.T. Ambasadorin Dejvid Gir, kurse këtë marrëveshje e nënshkruan edhe Kryetari i komunës me ushtruesin e detyrës Kryetar i LSM, Sllobodan Trendafillov.

Në fjalimin e tij, kryetari Merko e falemnderoi delegacionin e Bashkimit Evropian për hapjen e një qendre të tillë në Strugë, e cila do të kontribuojë në pasurimin e aktiviteteve në qytet dhe për të rinjt.

Struga ka potenciale dhe lëviz drejt vlerave evropiane, kurse institucionet e tilla ndihmojnë në këtë proces.

Në këtë manifestim fjalim kishte edhe zv.kryeministri Mariçiq, kurse të pranishëm ishin edhe ministri Shaqiri, deputeti Mitreski, Kryesuesja e këshillit Vllashi.

Komuna e Strugës, 15 qershor 2023