Gjykata Supreme sapo ka refuzuar ankesën e njërit nga të dënuarit në rastin “Alfa” (për lartësinë e dënimit) duke pamundësuar kështu rigjykimin në këtë fazë, posaçërisht për Agim Islamin, përcjell INA. 

Dilni tash ju që rrihnit gjoks nëpër studio televizive dhe thoshit se do të ketë liri për Agim Islamin dhe shikojeni në sy, nëse keni sy!

Avokati Almir Alispahiq përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Gjykata Supreme refuzoi sot ankesën e të dënuarit për rastin “Alfa”, Almir Drpljanin, duke pamundësuar rigjykim për rastin.

“Të nderuar, si mbrojtës i të akuzuarit ALMIR DRPLJANIN, ndjej nevojën të konstatoj sa vijon:

1. Ndonëse formalisht dhe juridikisht nuk jam njoftuar për vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme, me të cilin rrëzohet si e pabazë ANKESA për dënimin e shqiptuar me BURG TË PËRJETSHËM për rastin e njohur “Alfa”.

2. Nese kjo është e saktë atëherë i është bërë PADREJTËSI e madhe te akuzuarit ALMIR DRPLJANIN dhe me nje vendim te tille i shkaktohet dem i drejtperdrejte zgjidhjes se drejte dhe ligjore te nje rasti te MONTUAR ku TE PAFAJSHEM vuajnë burgun!

P.S.

LUFTA VAZHDON, që ka 16 vjet, deri në LIRIMIN e ALMIR DRPLJANIN-it dhe Agim Islamit!”, ka shkruar avokati Alispahiq.

Me reagim ka dal edhe Agim Islami:

“Pas shume muaj pritje ankesen e Almirit qě kishte ne Gjykaten Supreme, dhe qe kishim shpresa tě rikthehet komplet lěnda ne rigjykim, dhe mos të presim ende procedura dhe zvarritje tjera,sot ju refuzua ajo e drejt. 

Vazhdojnë padrejtësitë, vazhdojnë zvarritjet pěr rastin “Alfa”. Tani e ka radhën gjykata themelore te vendos pěr Ankesen time. Shpresoj te marin parasysh tě gjitha deshmitë e reja qe deshmojnë se njerëz tě Pafajshĕm po qendrojnë ne Burg. Vendimi te jetě i shpejt, pa zvaritje tě reja tě rikthehet rasti Alfa prej fillimi.
“Liri Pěr Rastin Alfa asgjě tjetěr.
2008/2024 – 16 vite ně Burg pa asnjě Faj”, ka shkruar Islami.(INA)