Dëmin më të madh kulturor që ia ka bërë shqiptarëve të Shkupit se ish-koalocioni Aleanca-Alternativa në dekadat e fundit nuk e di që mund të ketë. Këta ia dorëzuan Qendrën Kulturore të Shkupit që drejtohej nga një shqiptare – një partie nacionaliste maqedonase vetëm që të marrin higjienën komunale për të punësuar disa pastrues – disa votues të tyre dhe për të kap ndonjë “tender”, por edhe nga këtu i përzunë! Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, gazetari dhe botues i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri ndërsa shpreh shqetësimin për mungesën e eventeve kulturore në këto muaj verë dhe kur diaspora është kthyer në vendlindje.

Postimi i plotë i gazetarit Arben Ratkoceri:

Dëmin më të madh kulturor që ia ka bërë shqiptarëve të Shkupit se ish-koalocioni Aleanca-Alternativa në dekadat e fundit nuk e di që mund të ketë. Këta ia dorëzuan Qendrën Kulturore të Shkupit që drejtohej nga një shqiptare – një partie nacionaliste maqedonase vetëm që të marrin higjienën komunale për të punësuar disa pastrues – disa votues të tyre dhe për të kap ndonjë “tender”, por edhe nga këtu i përzunë!

Më pat habit veprimi i Aleancës, sepse Alternativa edhe ashtu kulturën shqiptare e sheh me dioptri lindore.

Kujtojmë se kjo Qendër kur drejtohej nga zonja Sermine Purrini, gjatë verës dhe festave të nëntorit – Shkupi “gumëzhinte” shqip aq sa e kishe problem brenda një dite të zgjedhje cilin aktivitet ta përcjellësh. E sot në Shkup ke “vdekje” të aktiviteteve të mirëfillëta kulturore shqiptare.

E për mjetet e shumta që ndahen nga Ministria e Kulturës për organizime kulturore për shqiptarët – një pjesë e madhe ndër vite është shndërruar në instrument social për militantët e BDI-së.