Pas publikimit të një videoje virale në rrjetet sociale ku shfaqet një kolonë automjetesh duke kaluar nëpër pikën e pagesës në Gostivar pa paguar taksën rrugore, Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore ka reaguar menjëherë me një njoftim zyrtar për opinionin.
Sipas komunikatës, drejtori i ndërmarrjes ka dhënë menjëherë urdhër për një kontroll të brendshëm pas publikimit të videos. Gjatë kontrollit është konstatuar se automjeti i parë në kolonë kishte paguar për automjetet që vinin pas tij, por gjithashtu është vërtetuar se për disa automjete nuk është realizuar pagesa e taksës.
Ndërrmarja Publike për Rrugët Shtetërore bën të ditur se pas përfundimit të plotë dhe të detajuar të hetimeve, do të ndërmerren masa për përcaktimin e përgjegjësisë së të punësuarve dhe do të iniciohen procedura disiplinore ndaj tyre.
Ndërmarrja thekson se mbetet e përkushtuar për transparencë dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët.
