Sot në periudhën prej orës 10 deri në ora 12:00 në rrugët përreth ndërtesës së Qeverisë do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Shkak për vendosjen e regjimit të posaçëm të qarkullimit është mbajtja e protestës para Qeverisë.
Ministria e Brendshme u bën apel të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë urdhrat e punonjësve të uniformuar të policisë përgjatë rrugës ku do të zhvillohet protesta, për të garantuar qarkullim të sigurt dhe të qetë.
