Reperi me famë botërore, Akon, ka mbërritur në Kosovë.

Ai zbarkoi rreth orës 21:00 në terminalin VIP të Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me të mbërritur, Akon është shoqëruart nga reperi i njohur vendor Capital T – i cili njëherësh edhe e ka ftuar që të jetë pjesë e koncertit të tij më 11 gusht.