Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga shefi i shtabit komunal Blerim Osmani, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e ASH-Sela në Tetovë. 
Në këtë kafe pasditeje morën pjesë deputetët Ilor Demiri dhe Ilire Dauti, kryetarja e asamblesë Vjollcë Berisha si dhe Nora
“Me Dr. Ilirin, Vjollcën, Iliren, Tironin, Blerimin dhe Norën në kafen e pasdites! Punët më të mira për Tetovën i bëjmë vetëm kur jemi #Bashkë”, ka shkruar Rexhepi pas takimit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të fushatës për Tetovën. Kryetarja e asamblesë së gruas në ASH, Vjollcë Berisha së bashku me dy deputetë e ASH-së, Ilir Demirin dhe Ilire Daurin kanë dhënë mbështetje kryetarit të ardhshëm të komunës së Tetovës nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi,. 
Takimi shihet si një sinjal i qartë për mobilizimin dhe koordinimin e forcave politike shqiptare në qytet.